Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në një takim me kandidatët e mundshëm për deputet, të cilët kanë garuar për të fituar një vend në lista përmes platformës “Deputeti që duam” të hapur nga Partia Socialiste. Rama në pyetjet e tij kërkoi nga kandidatët të evidentojnë problematikat e PS-së ose defektet e tij personale.
Gjatë bisedës, Rama i kërkoi kandidatit Alfred Muharremi, i cili vinte nga një familje e fëmijëve pa kujdes prindëror, t’i tregonte hapur se cila ishte fjala më e keqe që a kishte thënë mes shokësh për kryeministrin.
“Nëse je në një mjedis shokësh pa kamera, me çfarë fjale më shan?”
“Si nuk the një herë të vetme që jetimët e këtij vendi, kanë nevojë patjetër për punësim, arsimim e strehim të garantuar nga shteti. Do doja shumë ta kisha një fjalë të tillë nga ana juaj, se unë përfaqësoj komunitetin tim,” tha ai.
/faxweb
