Moderatorja Gerta Gixhari, e cila është motra e aktores Olta Gixhari i ka befasuar të gjithë me deklaratën që ka bërë sëfundmi.
Ajo ka rrëfyer përballë moderatores Ester Bylyku, një copëz të së shkuarës së saj.
Gerta foli për shtatzëninë me djalin e dytë, ku u shpreh se nuk ishte gati për diçka të tillë, duke shtuar: ‘Nuk i tregova as bashkëshortit dhe as familjes sime për shtatzëninë, por u nisa drejt doktoreshës që është kujdesur për vite për mua, dhe mora vendimin ta hiqja fëmijën.
Ajo u përpoq të më bindte duke më thënë se fëmija i dytë është më i lehtë se i pari, më kërkoi të mendohesha dhe u nisa për shtëpi. Ndërkohë që ajo telefonon bashkëshortin tim dhe e njofton për gjithçka. Ai telefonon familjen time dhe së bashku organizojnë një festë. Nuk vihej në diskutim që të hiqja fëmijën”, u shpreh ajo.
