(Mjek nefrolog)
Së pari dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D për trupin e njeriut. Por ka disa faktorë që ndikojnë në faktin se sa vitaminë D mund të formojë trupi i një personi nga ekspozimi në diell, siç janë koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ngjyra e lëkurës dhe kremrat e diellit.
Na duhet vitamina D, sepse është një lëndë ushqyese thelbësore për trupin. Trupit i duhet vitamina D për të përthithur kalciumin. Vitamina D gjithashtu luan një rol në rritjen e kockave, shërimin e kockave dhe funksionimin e sistemit imunitar.
Si e marrim vitaminën D nga dielli?
Dielli është burimi ynë më i mirë natyror i vitaminës D. Qëndrimi madje edhe një kohë të shkurtër në diell mund t’i sigurojë trupit gjithë vitaminën D që i nevojitet për ditën. Kështu mund të jetë e mjafueshme:
• 15 minuta për një person me lëkurë të bardhë
• dy orë për një person me lëkurë të errët
E vërteta është që shumë pak ushqime përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës D, kështu që njerëzit mund të sigurojnë mjaftueshëm vitaminë, duke qëndruar rregullisht në diell.
Kur rrezet ultravjollcë B (UVB) të diellit prekin lëkurën e një personi, proceset brenda indeve fillojnë të bëjnë vitaminë D për trupin që ta përdorë. Eshtë thelbësore të mbani mend, megjithatë, se ekspozimi i tepërt në diell mund të djegë lëkurën dhe potencialisht të çojë në kancer të lëkurës.
Vitamina D ndihmon trupin të thithë kalciumin, i cili është një nga lëndët kryesore për formimin e kockave. Trupi gjithashtu ka nevojë për vitaminë D për të mbajtur nervat, muskujt dhe sistemin imunitar që të funksionojnë siç duhet.
Mangësitë e vitaminës D mund të shkaktojnë zbutje të kockave, siç janë te rakitikët ose sëmundjen e osteomalacse, dhe gjithashtu mund të shkaktojnë gjendjen poroze, të brishtë të kockave të quajtur osteoporoza.
Njerëzit nuk kanë nevojë të bëhen me njolla ose të pësojnë djegie për të marrë vitaminën D nga dielli. Trupi do të sintetizoje të gjithë vitaminën D që i nevojitet në afro gjysmën e kohës që i duhet lëkures të digjet.
Shumë faktorë ndikojnë në sa vitaminë D merr një person nga dielli, siç janë:
• Koha e ditës. Lëkura prodhon më shumë vitaminë D kur njeriu është në diell në mesditë, koha kur dielli është në pikën e vet më të lartë në qiell. Kur kaloni kohë të zgjatur në diell të nxehtë, vishuni dhe qëndroni të hidratuar.
• Sasia e ekspozuar e lëkurës. Sa më shumë lëkurë të ekspozojë një person, aq më shumë vitaminë D do të bëjë trupi. Ekspozimi i shpinës, për shembull, lejon trupin të prodhojë më shumë vitaminë D, sesa vetëm duart dhe fytyrën.
• Ngjyra e lëkurës. Lëkura me ngjyrë të zbehtë e sintetizon vitaminën D më shpejt sesa lëkura me ngjyrë të errët.
Gjithashtu sa me afër ekuatorit të jeni aq më shumë Vitamine D sintetizoni nga dielli
Ekspozimi i shpeshtë, i moderuar në diell është i shëndetshëm, por ekspozimi i zgjatur mund të jetë i rrezikshëm.
Është e rëndësishme të theksohet se kur dikush qëndron në diell për aq kohë sa lëkura e tyre digjet, ata kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer të lëkurës. Kujdes të veçantë duhet të kenë njerëzit e moshuar.
Cilët faktorë ju pengojnë të merrni vitaminën D nga dielli?
Përdorimi i kremrave kundra diellit kufizon aftësinë e trupit për të bërë vitaminë D. Megjithatë, kalimi i kohës në diell pa kremin e diellit mund të shkaktojë djegien nga dielli dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e kancerit të lëkurës.
Trupi nuk mund ta sintetizoje vitaminën D kur kërkon të marre rrezet e diellit përmes një dritareje pasi xhami i dritares bllokon rrezet UVB të diellit.
Lëkura e disa njerëzve është më pak e aftë të krijojë vitaminë D sesa të tjerët. Disa njerëz madje mund të mos jenë në gjendje të çlirojne siç duhet vitaminën D në qarkullimin e tyre të gjakut nga qelizat yndyrore. Gjithashtu, disa individë mund të mos e aktivizojnë vitaminën D për të dhënë efekte pozitive. Këta njerëz mund jenë me rrezik për mungesë së vitaminës D, dhe këtu hynë:
• të moshuarit
• njerëz me lëkurë më të errët
• njerëz që janë obezë
• persona me sëmundje të veshkave ose të mëlçisë.
Mënyra të tjera për të marrë vitaminë D
Burimet e vitaminës D përveç diellit përfshinë dhe ushqime të caktuara si edhe shtesa të vitaminës D (preparate ). Marrja e rekomanduar ditore e vitaminës D nga ushqimi, ose shtojcat është si më poshtë:
• Fëmijë dhe adoleshentë: 600 njësi ndërkombëtare (IU) ose 15 mikrogramë (mcg).
• Të rriturit deri në moshën 70 vjeç: 600 IU ose 15 mcg.
• Të rriturit e moshës 71 vjeç e mbi: 800 IU ose 20 mcg.
• Gjatë shtatzënisë dhe laktacionit : 600 IU ose 15 mcg.
Disa ushqime janë më të larta në vitaminën D se të tjerët. Vezët, sardelet dhe salmoni natyrisht përmbajnë vitaminë D. Qumështi i paskremuar është gjithashtu burim i vitaminës D.
Ushqimi dhe shtojcat e pasura me vitaminë D janë veçanërisht të rëndësishme për njerëzit që e kanë të vështirë të marrin vitaminë nga ekspozimi në diell, dhe ata që nuk mund të kalojnë shumë kohë jashtë.
Njerëzit e moshuar, ata me lëkurë më të errët, dhe grupe të tjera, lëkura e të cilëve është më pak në gjendje të formojë vitaminë D, atëherë mund të kenë nevojë për të marrë shtesa (medikamente) me vitaminë D.
Vlen të përmendet se, ndonese është e rrallë, por mund të ndodhë toksiciteti nga vitamina D nga marrja e shumtë e pa kriter dhe të shkaktojë nauze, kapsllëk, dobësi dhe dëmtim të veshkave.
Këshilla e fundit është që të rriturit të marrin jo më shumë se 4,000 IU të vitaminës D në ditë nga ushqimi dhe shtojcat. Ekspozimi ndaj diellit sidoqoftë zakonisht nuk çon në toksicitet ndaj vitaminës D.
Po ashtu duhet kujdes kur merrni rreze ultraviolet në mënyre artificiale në qendrat estetike.
Në këto raste këshillohet:
• qëndroni në shtrat vetëm për gjysmën e kohës që i duhet lëkurës të digjet
• përdorni shtretër UVB me presion të ulët, jo ato që përdorin dritë UVA me intensitet të lartë.
Zbatimi me korrektesë i këtyre rregullave ju siguron shëndet të mirë dhe sasi të mjaftueshme të vitaminës D./shendeti.com.al