Doktori Ilir Pecnikaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në një lidhje direkte për Fax News, aty ku ka folur për situatën pandemike në vendin tonë.

Doktori akuzoi qeverinë se nuk e ka mirëmenaxhuar situatën pandemike në vend, duke theksuar se e vetmja gjë që bëri Ministria kur në vend rastet Covid ishin drejt zeros ishte vjedhja e qytetarëve nëpërmjet testeve fallso.

“Situata nuk është ndër më të mirat në përgjithësi. Faji gjithmonë bie mbi Ministrinë. Kur në Shqipëri rastet ishin thuajse zero, Ministria dhe Komiteti nuk bëri asgjë për të ndaluar rastet. Në atë kohë Ministria të mbante në kontroll çdo lloj hyrje dhe dalje nga pikat kufitare . E vetmja gjë që u bë ishte rrjepja e një sasie të madhe lekësh me teste fallso për të kaluar në komunitetin europian . Pse Shqipëria është sot në listën e vendeve të mbyllura? Sepse komuniteti europian dhe Amerika nuk i njohin testet e Shqipërisë, sepse në shumicën e rasteve personat e testuar negativ në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv në vendin ku kanë shkuar. Pra teste fallso”, tha ai.

Për sa i përket frikës së njerëzve ndaj vaksinave , Ilir Pecnikaj deklaroi se njerëzit nuk kanë faj që janë të frikësuar. Ai solli si shembull vaksinat Cornavax që vijnë në Shqiëpri prodhim turk , të cilat sipas tij janë pa asnjë certifikim.

“Një test mesatarisht është mbi 35 euro, flas për të shpejtë. Ndërsa PCR shkon deri 70 euro. Është qesharake sepse testet janë bërë  si kioskat. Gjen gjithandej vende që bëjnë teste dhe lëshojnë certifikata. Kjo është e pafalshme . Këtë duhet të shikojë Ministria. Duhen fushata ndërgjegjësuese. Po ju them një rast. Në Shqipëri kanë hyrë 1 milionë vaksina Coronavax. Por në Shqipëri nuk kanë hyrë Coronavax nga Kina por janë turke. Pra shqiptarët kanë marrë një vaksinë të pa testuar me bekimin e vetë Kryeministrit. Nuk janë absolutisht të certifikuara nga asnjë ent botëror. Si të mos jenë të frikësuar njerëzit. Grupi Novax është shumë i fuqishëm. Ulja e numrit të vdekjeve dhe shtrimeve ka ardhur më së shumti nga arritja e një imuniteti të lartë natyral”, tha ai.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re