Me ardhjen e muajve të nxehtë të verës, rekomandohet njëzëri konsumi i sa më shumë shumë lëngjeve. Më i shëndetshmi konsiderohet uji.

Por nëse nuk jeni të sigurt nëse po pini lëngje të mjaftueshme, ekziston një mënyrë e lehtë për ta kontrolluar atë.

Nutricionistja Amanda Ursel, i tha The Sun-it se mënyra më e thjeshtë është kontrolli nga urina. Në varësi të ngjyrës, urina do të zbulojë nëse duhet të pini më shumë ujë.

 “Nëse është e ndritshme dhe transparente, është e mirë. Nëse është e verdhë dhe deri dhe e errët ju duhet të pini më shumë”, tha Ursel.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re