Me ardhjen e pranverës dhe çeljen e luleve alergjitë ndaj poleneve janë shndërruar si një epidemi.

Mjekët alergologe thonë se pandemia e Covid 19 por edhe kushtet klimatike kanë ndikuar jo vetëm në zgjatjen e periudhës së alergjive por edhe në agresivitetin e simptomave që shkaktohen.

Alergjitë fillonin në muajin prill por mjekët thonë se është zgjatur si periudha e fillimit ashtu edhe e përfundimit të tyre.

Nëse më parë fillonte në prill tani ka avancuar në dy javët e marsit dhe simptomat nuk janë më thjesht një skuqje hunde, kruajtje, një tështimë apo lotim, por prek rrugët e poshtë respiratore deri dhe azmë apo kriza të forta, që nuk mjafton të shkosh deri te farmacia.

Por nuk janë vetëm polenët e luleve ato që shkaktojnë alergjitë pasi sipas mjekëve alergologë ka një sërë faktorësh ambientalë.

Ngrohja globale, ndryshimi i kushteve klimatike dhe ndotja mjedisore. Për të gjithë personat që vuajnë nga alergjia në muajt mars – prill – maj – qershor,  këshillohet të bëhet vaksina në muajin shtator.

Alergjia nga polenet, e quajtur ndryshe “Alergjia e barit” ose “Polinoza”, është një patologji alergjike që prek mukozën e hundës dhe të syve. Ajo zakonisht karakterizohet nga rinorea e ujshme, bllokimi i hundëve, lotim të syve, të kruara të syve, të hundës, të veshëve dhe fytit, gulçim dhe kollë. Këto simptoma shkaktohen nga hipersensibilizimi ndaj poleneve që qarkullojnë në ajër si: polenet e barërave, pemëve, e shkurreve sipas Lakiea Wright, alergologe mjeke në Brigham dhe Purvi Parikh, zëdhënëse kombëtare për Rrjetin e Alergjisë dhe Astmës.

Këtu janë këshillat e tyre për të ndihmuar në zbutjen e simptomave tuaja gjatë një sezoni të zgjatur të alergjive, pavarësisht nëse jeni alergjik ndaj polenit ose keni astmë që shkaktohet nga poleni.

  1. Përpiquni të minimizoni kohën jashtë kur numri i polenit është i lartë, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, kur të dy mjekët thonë se numri i polenit është më i lartë.
  2. Mbani dritaret tuaja të mbyllura në makinë dhe në shtëpi për të shmangur hyrjen e polenit.
  3. Hiqni veshjet e jashtme (poleni mund të ngjitet në të) sapo të jeni brenda.
  4. Bëni dush për të hequr polenin nga trupi juaj, pasi mund të ngjitet edhe në flokët dhe qerpikët tuaj.
  5. Maskat kundër pluhurit mund të ndihmojnë në reduktimin e ekspozimit ndaj grimcave të vogla si poleni.

Nëse keni nevojë për mjekim, Dr. Parikh, thotë se disa njerëz mund të kenë nevojë për receta. Ajo sugjeron që të filloni medikamentet parandaluese ose kontrolluese më herët gjatë sezonit.

Dr. Wright vëren se është e rëndësishme që njerëzit me astmë të flasin me mjekun e tyre për t’u siguruar që ata janë duke marrë mjekimin e duhur, veçanërisht nëse ato shkaktohen nga poleni. Përveç kësaj, ajo thotë se disa njerëz me alergji sezonale janë alergjikë ndaj më shumë se një alergjeni, kështu që merrni parasysh të bëni një test për të identifikuar ata alergjenë dhe për të pasur një plan trajtimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re