Alergjia nga polenet, e quajtur ndryshe “Alergjia e barit” ose “Polinoza”, është një patologji alergjike që prek mukozën e hundës dhe të syve. Ajo zakonisht karakterizohet nga rinorea e ujshme, bllokimi i hundëve, lotim të syve, të kruara të syve, të hundës, të veshëve dhe fytit, gulçim dhe kollë. Këto simptoma shkaktohen nga hipersensibilizimi ndaj poleneve që qarkullojnë në ajër si: polenet e barërave, pemëve, e shkurreve sipas Lakiea Wright, alergologe mjeke në Brigham dhe Purvi Parikh, zëdhënëse kombëtare për Rrjetin e Alergjisë dhe Astmës.

Këtu janë këshillat e tyre për të ndihmuar në zbutjen e simptomave tuaja gjatë një sezoni të zgjatur të alergjive, pavarësisht nëse jeni alergjik ndaj polenit ose keni astmë që shkaktohet nga poleni.

  1. Përpiquni të minimizoni kohën jashtë kur numri i polenit është i lartë, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, kur të dy mjekët thonë se numri i polenit është më i lartë.
  2. Mbani dritaret tuaja të mbyllura në makinë dhe në shtëpi për të shmangur hyrjen e polenit.
  3. Hiqni veshjet e jashtme (poleni mund të ngjitet në të) sapo të jeni brenda.
  4. Bëni dush për të hequr polenin nga trupi juaj, pasi mund të ngjitet edhe në flokët dhe qerpikët tuaj.
  5. Maskat kundër pluhurit mund të ndihmojnë në reduktimin e ekspozimit ndaj grimcave të vogla si poleni.

Nëse keni nevojë për mjekim, Dr. Parikh, thotë se disa njerëz mund të kenë nevojë për receta. Ajo sugjeron që të filloni medikamentet parandaluese ose kontrolluese më herët gjatë sezonit.

Dr. Wright vëren se është e rëndësishme që njerëzit me astmë të flasin me mjekun e tyre për t’u siguruar që ata janë duke marrë mjekimin e duhur, veçanërisht nëse ato shkaktohen nga poleni. Përveç kësaj, ajo thotë se disa njerëz me alergji sezonale janë alergjikë ndaj më shumë se një alergjeni, kështu që merrni parasysh të bëni një test për të identifikuar ata alergjenë dhe për të pasur një plan trajtimi.

Burimi: Pop Sugar

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re