Dekada të tëra me eksperimentime e deri në mjekimet farmaceutike kanë treguar që nuk ekziston një shkop magjik për t’ju mbajtuar apo për t’ju bërë të shëndetshëm.

 

Në vend të kësaj kemi një sërë mundësish që cdo ditë të reduktoni në mënyrë efektive mundësinë që të prekeni nga ndonjë sëmundje. Ushtrimet fizike të vazhdueshme si dhe curcumina në regjimin tuaj të përditshëm janë dy zgjedhje pozitive.

Rekomandohet që të uleni jo më shumë se 15 minuta përpara se të ngriheni për të bërë nxemje ose për të ecur 3-4 minuta.
Meqë curcumina është një nga përbërjet kimike të gjetura në shafran dhe konsumimi i tërë bimes shpesh na sjell benefitet duke punuar në mënyrë sinergjitike, rekomandohet të shtoni shafran në kopësht.

Benefitet e mëdha shëndetsore nga shafrani jo vetëm përfshijnë mbështetjen e funksionin endotelial dhe për të reduktuar sëmundjet kardiovaskulare, por dhe për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimer, kancerit, sëmundjen e Parkinsonit si dhe osteo-artritin.

Gjithashtu ndihmon dhe në shërimin e shpejtë të plagëve. Mund të rrisni shafranin në kopësht ose në vazo Brenda shtëpisë. Bima do rreth 10 muaj që të rritet.

E freskët ose e tharë mund të përdoret për marinime, për sallata e shumë gatime të tjera.

Receta e xhinxherit, shafranit me qumësht
Përbërësit:
-1 lugë caji shafran i freskët i grirë
-1 lugë caji xhinxher i grirë
-1 lugë gjelle sheqer kokosi
-2 lugë caji vaj kokosi
-Pak kripë deti
-1 kupë qumësht bajameje

Procedura:
Kombinoni xhinxherin dhe shafranin e grirë, sheqerin e kokosit, vaj kokosi dhe pak kripë deti në blender. Ngrohni qumështin e bajameve në nxehtësi mesatare. Hidhni qumështin në blender dhe shijoni një smoothie të shijshëm.

Vaji esencial i shafranit mund të përdoret gjithashtu. Ka një përqëndrim të lartë kështu që duhet të kombinohet me një vaj bazë. Përpara përdorimi është e këshillueshme të bëhet një test alergjie për të parë nëse jeni alergjik ndaj vajit.

Femrat shtatzanë ndalohen ta përdorin vajin esencial të shafranit , por dhe njerëzit me probleme të fshikëzës ose që marrin anti-koagualantë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re