Ish-Kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Vaksinuarit” se Presidenti i vendit, Ilir Meta me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 i dha mundësi klasës politike në Shqipëri që të rregullojnë atë që në sytë e publikut dukej se nuk ishte në rregull, por klasa politike vendosi të mos reflektojë.

Kume kritikoi dhe opozitën, që sipas tij u fsheh pas gishtit dhe nuk njohu zgjedhjet e 13 tetorit që dekretoi Meta, duke u justifikuar se ato nuk u botuan në Fletoren Zyrtare.

Kristaq Kume dha dhe një sqarim për sa i takon vendimmarrjes së GJK mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Kume deklaroi se edhe nëse GJK do të vendoste të rrëzonte 30 qershorin, kryetarët aktualë të bashkive nuk i largon dot nga zyra pa pasur një marrëveshje politike mes palë

“Edhe nëse GJK do të vendoste jo nuk janë kushtetuese zgjedhjet, ata do të vazhdonin të ishin atje ore. Nuk është ligji që inzjerr nga zyra. Mund të mos kishte zgjedhje nëse shprehej gjykata. Duhet marrëveshje politike që të bëheshin zgjedhje të parakohshme“, tha Kume.

Pjesë nga emisioni

Kalaja: A duhet thjesht të votojmë apo të zgjedhim ?

Kristaq Kume: Si e bën këtë pyetje? Pas 90 ne vendosëm për të bashkëjetuar mbi këtë të drejtë themelore, mbi të drejtën e votës. Vota merr kuptim kur nëpërmjet asaj arrin të zgjedhësh. Kam pasur historira shumë të çuditshme në kohën e Partisë së Punës. Na jepnin votën dhe shkonim vetëm për ta hedhur. Të përsërisim të njëjtën gjë nuk është normale. Ajo që ndodhi në 30 qershor nukë shtë normale. Si iu përgjigjën forcat politikë ka vend për diskutim. Nëse Presidenti i Republikës me dekretin që bëri për të shtyrë  datën e zgjedhjeve i dha një mundësi të madhe forcave politike për tëe rregulluar atë që në sytë e të gjithëve dukej që nuk ishte në rregull, ata bënë njerëzit me vesh të shurdhër. Nuk reflektuan fare. Arriten deri aty, e kam me opozitën, nuk njohën fare dekretin e 13 tetorit pavarësisht se fshihen pas gishtit, ai nuk u botua në fletoren zyrtare.  Për mua shumë e rëndësishme është që GJK të mirërregullojë shtratin mbi të cilin duhet të ndërtohen rregullat që të mos na përsëriten të tilla situata. Pse nuk morën pjesë në zgjedhje? Sepse vlerësuan që në interesin e tyre ishte më mirë kështu. Këta thonë sot paskemi gabuar.

Aulon Kalaja: 60 bashki i drejton e majta. Kështu do vazhdojë?

Kume: Edhe nëse GJK do të vendoste jo nuk janë kushtetuese zgjedhjet, ata do të vazhdonin të ishin atje ore. Nuk është ligji që inzjerr nga zyra. Mund të mos kishte zgjedhje nëse shprehej gjykata. Duhet marrëveshje politike që të bëheshin zgjedhje të parakohshme. Nëse GJK do bënte këtë gjë, unë do të doja shumë ta bënte këtë gjë, do të detyronte klasën politike të bëheshin bashkë dghe të bëheshin zgjedhjet. Më mirë të ikin dhe 2 vite sesa të zgjedhim njerëz që bëjnë sikur se na përfaqësojnë. GJK ti thoshte kësaj klase politike që kështu si vepruat keni vepruar kundër misionit. Pas kësaj klasa politike të rregullonte gjithçka dhe të bënte zgjedhje të parakohshme. Mandati i këtyre që janë në zyra tani mbaron me marrëveshje politike. GJK nuk sjell zgjedhje të parakohshme direkt. Por krijon situatën për një marrëveshje politike për zgjedhje të parakohshme

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re