Dy ditë më parë, një mjet Range Rover, nuk i ndaloi policisë në zonën e Currilave në Durrës, dhe mori para dy efektivë, një prej të cilëve përfundoi në spital.

Në drejtimin e mjetit ishte shtetasi Hysen Pici, i cili pas ndjekjes së policisë u vu në pranga teksa tentonte që të largohej me këmbë nga vendi ky braktisi mjetin.

Por dyshohet se Hysen Pici nuk ka qenë i vetëm në momentin kur nuk i ndaloi policisë, pasi në makinë ka qenë Aldo Avdylaj, anëtar i Bandës së Shijakut, raporton news 24.

Për këtë policia ka nisur kontrollet në zonën, me qëllim gjetjen e Avdylajt, emri i të cilit nuk është i panjohur për policinë.

Ndërkohë që në të gjithë qytetin e Durrësit mësohet se ka kontrolle të shtuara të policisë, edhe për drejtuesit e mjeteve që i kanë xhamat e zinj, apo makinat luksoze.

Lexo edhe lajmin:

Ndjekje si nëpër filma në Durrës, ‘Range Rover’ merr para efektivët e policisë dhe nuk i bindet urdhërit të ndalimit, çfarë iu gjet pas arrestimit

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re