Vetëm pak orë pasi presidenti Ilir Meta nxori dekretin e tij të ri, me një datë të re për zgjedhjet gjithëpërfshirëse, atë të 13 tetorit, ka ardhur edhe reagimi i SHBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin zyrtarisht 30 qershorin si datë legjitime të zgjedhjeve , duke hedhur poshtë kështu në mënyra zyrtare dekretin e ri të Metës.

Kjo deklaratë e fortë erdhi nga zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer.

Ky qëndrimi i SHBA-ve riktheu edhe njëherë në vëmendje 1997, ku për herë të dytë nuk njeh një president të Shqipërisë.

Në 1997 nuk njohu Berishën për trazirat e kohës dhe sot nuk njeh Metën me dekretin e tij të ri për datën e zgjedhjeve.

Palmer ka deklaruar edhe krijimin e Gjykatës Kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve, kjo do t’i jap fund krizës institucionale, të krijuar me dekretet e presidentit Meta.

“Zgjedhjet do te zhvillohen me 30 qershor dhe shpresojmë që të zhvillohen të qeta dhe transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe të shpresojmë që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen përmes institucioneve.”

Kjo deklaratë e Plamer është bërë për VOA, intervista do jepej te premten. Avancimi me një ditë, është reagim ndaj dekretit të sotëm.

Praktikisht duke mos njohur dekretin e 13 tetorit SHBA nuk njeh më vendimmarrjen e Ilir Metës.

De facto kjo është mosnjohje e presidentit.

Një precedent ky i ngjashëm me zgjedhjen e Sali Berishës president në mars 1997 në mes të kaosit të piramidave dhe shkërmoqjes së shtetit.

SHBA nuk e njohu atë zgjedhje. Ilir Meta shpesh ka përmendur skenare kaosi si të vitit 1997. Tani profecia pjesërisht ju realizua.(Realstory)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re