Gjatë protestave të dhunshme dhe trazirave në Kazakistan është shkaktuar dëme prej 212 milionë dollarësh.

Ministri i përkohshëm i Punëve të Brendshme të Kazakistanit, Yerlan Turgumbayev të dielën informoi publikun për ngjarjet në vend që nga 2 janari dhe ndau informacione për rezultatet e punës së policisë.

Ai theksoi se protestat, të cilat fillimisht kanë nisur më 2 janar, për shkak të rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm në perëndim të vendit dhe përkeqësimit të situatës social-ekonomike, kanë vazhduar edhe më 4 janar duke pushtuar me armë dhe ndërtesat e vetëqeverisjes lokale.

Turgumbayev tha se situata në qytetin e Almati më pas u përkeqësua, ku protestuesit nuk bënë asnjë kërkesë dhe nuk erdhën në negociata.

Municion i sekuestruar

Ai tha se përkundër përpjekjeve të policisë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, protestuesit kapën municion në shtatë depo armësh në qytet, pushtuan ndërtesën e komunës dhe automjetet e transportit publik dhe u bënë rezistencë forcave të sigurisë në to.

Turgumbayev tha më 5 janar se një turmë prej rreth 20,000 vetësh nga Almati aty pranë erdhën në qendër të qytetit dhe sulmuan një ndërtesë të qeverisë lokale, duke shtuar se protestuesit përdorën armë kundër policisë, i vunë zjarrin ndërtesave publike, sulmuan studentët e policisë dhe shkollave ushtarake dhe kapën një pajisje speciale të forcave të sigurisë.

Ai tha gjithashtu se protestuesit qëlluan rastësisht në qytet dhe grabitën më shumë se 100 qendra tregtare, dyqane, banka, ATM dhe institucione financiare.

Siç shpjegoi ai, pati një kolaps të trafikut ajror pasi rreth 800 protestues pushtuan aeroportin e Almatit, duke shtuar se trazirat u zhvilluan në mënyrë të organizuar.

Turgumbayev tha se më shumë se 400 automjete, duke përfshirë 346 automjete policie, ishin shkatërruar në ngjarjet që nga 2 janari dhe se 212 milionë dollarë ishin dëmet gjatë protestës.

Ai theksoi se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend janë nisur 125 hetime, janë ndaluar 5135 persona, janë dënuar me gjobë administrative 516 persona, ndërsa në pikat kufitare janë ndaluar rreth 300 persona në tentativën për t’u larguar nga vendi me armë, para, celularë dhe sende të tjera me vlerë.

Protestat në Kazakistan nisën fillimisht në perëndim të vendit më 2 janar për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve dhe më pas u përhapën në zona të tjera. Presidenti Kassym-Jomart Tokayev më pas shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Almati, qyteti më i madh i vendit dhe rajoni i pasur me naftë, dhe më vonë miratoi dorëheqjen e qeverisë.

Tokayev tha më herët se ai kishte urdhëruar forcat e sigurisë të qëllonin pa paralajmërim mbi njerëzit që ai i quajti “terroristë”, duke i akuzuar ata për vazhdimin e dhunës.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kazakistanit njoftoi të premten se të paktën 18 anëtarë të forcave të sigurisë dhe 26 demonstrues u vranë gjatë trazirave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re