Një i ri shqiptar mbeti i plagosur me armë zjarri javën e kaluar në Athinë, pas një ndjekje dhe përplasje me armë me punonjësit e policisë greke.

Mediat greke kanë nxjerrë së fundi pamjet e momentit të ndjejes së policisë, dhe shkëmbimit të zjarrit mes shqiptarit dhe punonjësve të policisë. 35-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mbeti i plagosur si pasojë e përplasjes me armë, së bashku me një punonjës të policisë.

Në datën 8 tetor një grua greke kishte denoncuar vjedhjen e makinës. Policia u vendos në lëvizje me postblloqe dhe gjatë kontrolleve i bëri shenjë një makine të dyshimtë që drejtohej nga shqiptari që të ndalonte.

35-vjeçari jo vetëm që refuzoi që t’i bindej urdhrit për të ndaluar, por hapi zjarr duke qëlluar në drejtim të policisë, që e ndoqi për disa metra me motor duke e rrethuar. Nga të shtënat u plagos shqiptari dhe një efektiv policie 28-vjeç duke përfunduar të dy në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re