Familja Koroni nga Vora është në qiell të hapur, kjo pasi tërmeti i 26 nëntorit i shkatërroi banesën, ndërkohë që ai së bashku me dy fëmijët dhe gruan shtatzënë jetojnë në qiell të hapur.

Në kushte tejet të vështira, dy kryefamiljarët apelojnë për ndihmë nga strukturat shtetërore, pasi jetojnë në një çadër dhe jetesa për to është shumë e vështirë.

Gruaja shtatzënë pranon se jeton në kushte si në mesjetë, ndërkohë që shton se aty ku lan edhe gatuan duke treguar kazanët me ujë që po nxen në oborrin e saj.

“Dua te më sjellin një konteiner, jemi në kushte shumë të vështira. Aty laj rrobat aty gatuaj, më janë shkatërruar duart.”- u shpreh gruaja.

Ndërkohë djali i familjes, i cili është në klasën e pestë, u pyet nga gazetarja Mirilda Tili se si kishte mësuar gjatë kohës pandemsië me zhvillimin e mësimit online.

Fëmija u emocionua shumë, duke pranuar fillimisht se ishte ndihmuar nga shokët, por me pas nuk i mbajti dot lotët, duke konfirmuar gjendjen e vështirë për të mësuar si bashkëmoshatarët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re