Skip to content

Si në Mesjetë! Të blesh mes baltës dhe mbeturinave, tregtarët e Beratit: Është i vetmi vend që kemi, paguajmë taksat

9fc65138 ea68 4776 8e9c 9596871958ec

Tregjet e fshatrave janë një problem në Qarkun e Beratit, pasi çdo ditë të javës zhvillohen në bashki të ndryshme, por nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare. Një i tillë është edhe tregu i hapur që zhvillohet një herë në javë në fshatin Lumas të bashkisë Kuçovë. Siç duket edhe nga pamjet, tregu fshatar ku tregtohet gjithçka, që nga produktet ushqimore, djathi, gjalpi, ushqim për kafshët etj., është i shtrirë në rrugë, në mes të baltës dhe mbeturinave.

Shumë pranë fshatit Lumas, në anë të lumit, tregu është i hapur në një shesh ku mbizotëron vetëm balta gjatë stinës së dimrit dhe pluhuri gjatë verës, ndërkohë që banorët e zonës e frekuentojnë këtë treg sepse produktet vijnë të freskëta dhe me çmime më të lira se në dyqane. Me çadra dhe banake të improvizuara, tregtarët ambulantë bëjnë sa munden, ndërkohë që pranojnë se kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruar. Pikërisht në këto kushte tregtarët ushtrojnë çdo javë veprimtarinë e tyre dhe pse bashkia u merr një taksë tregtarëve, nuk ka përmbushur për ta as kushtet më minimale të tregtimit. Çdo javë këtu rreth 100 tregtarë shesin produktet e tyre jashtë çdo kushti higjeno-sanitar dhe kjo ka sjellë jo vetëm ulje të shitjeve por edhe kalbje të produkteve. Tregtarët shprehen se vendi ku ata tregtojnë në fshatin Lumas nuk është i përshtatshëm, por nuk ka zgjidhje tjetër. Ata ankohen se askush nuk ka vënë dorë asnjëherë në këtë treg, qoftë edhe për ta shtruar të paktën me çakull, edhe pse ata i paguajnë rregullisht taksat e tregtimit.

Nga ana tjetër, burime pranë bashkisë së Urës Vajgurore, bëjnë me dije jashtë kameras se problemi i tregjeve ka mbetur i pazgjidhur si pasojë e mungesës së fondeve, që e bën të pamundur investimin në tregun e Lumasit por edhe në tregje të tjera.(BalkanWeb)

 

89a24b4c ca26 4dfe 9fc2 2164152ff83a 9fc65138 ea68 4776 8e9c 9596871958ec 1 628fbdb8 df6c 47af 9cc3 8df3fe6cb440 dd8efbdc 7f77 4f26 a58c 7e6154248de2 d90aca18 686a 4173 b84a 84786b7d119a 97fc26c1 3a79 425f 8c7b a34030523426 e09dc52d 27a5 4c7a 8930 e5a91660631e 9fc65138 ea68 4776 8e9c 9596871958ec 766x450 1