Në seancën në Gjykatën Kushtetuese, Eion Veliaj ndër të tjera është shprehur se ndodhet një absurditet, të ngjashëm me romanet e Franc Kafkës.
Ai ju drejtua trupës gjykuese duke u shprehur se një pjesë e shtetit e mban në Durrës dhe një pjesë i thotë pse nuk je në Tiranë.
“Për shpirt do doja të isha në zyrë, jo në burg me delegim. Një strukturë e shtetit më mban në Durrës, një strukturë e shteti më thotë pse nuk je në Tiranë, duke pasur parasysh raportin e Venecias kujdes me masat e kryetarëve të bashkive, nuk janë vetëm të drejtat e individit që po shkeljen, por edhe të qytetarëve, sot gjendem në një absurditet, në një roman të Kafkës”, tha Veliaj.
Më tej, Veliaj thotë se nuk kishte asnjë informacion dhe se për çfarë bëhej do të mblidhej këshilli bashkiak. Ai theksoi sërish se Këshilli duhet të kishte votuar për prezencën e tij, siç e kërkon rregulli,
“As nuk kisha informacion as nuk kisha mundësi, as nuk dija për çfarë bëhet fjalë dhe ku vendim as nuk kalon në këshill për tu ftuar zyrtarisht. Nuk më thërret sekretari, duhej hedhur në votë. Ti thuhet kryetarit sill observacionet, cilat janë akuzuat. Si mund të mbrohem po a ditur për çfarë më akuzojnë”, tha ai.
