Skip to content

Si nëpër filma/ Plas grushti në mes të Pallatit të Sportit në Shkodër, boksierët lënë ringun dhe përplasen me tifozët

Grushta edhe jashtë ringut. Kështu ka përfunduar ndeshja mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë në boks.

Tifozët e boksierët e ekipeve respektive kanë nisur konflikt fizik mes tyre në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Duke folur pas ndeshjes , trajneri i ekipit të Vllaznisë është shprehur se tifozeria është provokuar nga ekipi rival.

‘Nuk e kam gjuku unë ndeshjen, tifozët e Shkodrës kanë ndejtur në vendin e vetë, ka vajtur dhe ka shajt tifozët me rop shpie, kjo nuk falet për atë që ka qenë pedagog në radhë të parë. Unë e kisha të fitum kampionatin, e kisha kryer misionin tem, ta fitonte kampionatin, kush po e pengon”, u shpreh Zef Gjoni.

Tashmë ndeshja është ndërprerë, pasi boksieri i Tiranës nuk kthehet në ring.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb