Mikrobioma e zorrëve, e cila duket se ndikohet nga dieta jonë, luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e rritjes së mikrobeve potencialisht të dëmshme.

Ngrënia e më shumë fibrave, që gjenden në drithëra, perime dhe fruta, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër baktereve të rrezikshme në zorrë.

Pas analizimit të mostrave nga mikrobiomat e zorrëve të më shumë se 12,000 njerëzve me origjinë nga 45 vende, studiuesit përcaktuan se njerëzit me nivele të larta të një lloji të caktuar bakteresh të dobishme të njohur si, Faecalibacterium kishin më shumë gjasa të kishin nivele të ulëta të baktereve si E. coli. sipas raportit të botuar në Nature Microbiology.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se mostrat me nivele të larta të Faecalibacterium kishin nivele të larta të përbërjeve të dobishme të quajtura acide yndyrore, të cilat janë një nënprodukt nga shpërbërja e fibrave. Hulumtimet kanë treguar se niveli i reduktuar i këtij lloji të baktereve është i lidhur me sëmundjet inflamatore të zorrëve ose gastrointestinale.

Përparimi kryesor nga studimi ynë është se mikrobioma jonë e zorrëve luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e rritjes së baktereve potencialisht të dëmshme në zorrët tona, dhe duket se ky efekt mund të modifikohet nëpërmjet dietës.

Mikrobioma e zorrëve është një koleksion mikrobesh duke përfshirë bakteret, kërpudhat dhe viruset, që banojnë në traktin gastrointestinal. Mikrobiomat e zorrëve ndryshojnë nga personi në person.

Gjetjet e reja sugjerojnë se ngrënia e ushqimeve me fibra të larta si perimet, fasulet dhe drithërat mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër baktereve të dëmshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re