Shteti italian është në një situatë mjaft shqetesuese nga koronavirusi

Kujtojmë se deri më tani në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 135.

Lombardi dhe Veneto jane dy rajonet me te prekura.

Autoritetet po mundohen të zbulojnë se ku është foleja e këtij virusi.

Në Lombardi dyshohet se virusi ka ardhur nga një 38 vjeçar i cili
është infektuar në një darkë me një shok të tij, dhe ky i fundit kishte
qenë në Kinë

Janë me qindra personat që kanë pasur kontakt direkt me ta dhe janë
në pritje të rezultateve të testit. Sakaq, më shumë se 50 mijë qytetarë
nga provinca e Lodit janë në karantinë në shtëpitë e tyre.

Gjithçka nisi kur 38 vjeçari nga Codogno, të martën e 18 shkurtit u
prezantua në spital me simptomat e gripit, por në fund të vizitës është
dërguar në shtëpi. Një ditë më pas burri është rikthyer dhe është
shtruar në spital deri të enjten në mbrëmje kur dhe kanë dalë analizat
ku doli se ishte pozitiv me koronavirus.

Menjëherë është urdhëruar izolimi në spitalin e Milanos. Por ishte shumë vonë.

Në ditët përpara 38 vjeçari ishte takuar me dhjetra persona, kishte
shkuar në punë, kishte marrë pjesë në dy kurse, në një maratonë në Santa
Margherita Ligure, ka luajtur futboll si dhe ka darkuar me miq.

Si e mori virusin?

Hipotezat janë se është infektuar në një darkë mes miqsh. 38 vjeçari
ka qenë në një darkë ku ka qenë dhe një mik i tij i ardhur nga Kina. Por
personi i dytë ka rezultuar negativ. Që do të thotë ose nuk është ai
transportuesi ose ka pasur virusin dhe është shëruar. Do të jenë
analizat që do të nxjerrin rezultatet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re