“Një mësuese pasionante dhe familja ime ishin ata të cilët spikatën talenti tim për aktrimin, kurse djali im arriti nëpërmjet forcës dhe mundësive të kohës”, kështu shprehet “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa në një rrëfim për jetën familjen dhe të kaluarën.

Bruna: Do të ishte mëkat nëse nuk do t’iu ngjante asnjëri nga djemtë në talentin e jashtëzakonshëm që ju keni për aktrimin. Ju ka ngjarë vetëm njëri, i madhi Ndriçim Xhepa i cili është gjithashtu më i miri i brezit të tij.

Margarita: Faleminderit!

Bruna: Ju e spikatët talentin e tij ashtu si nëna juaj spikati talentin tuaj ?

Margarita: Jo ai doli vetë. Doli vetë sepse ishte mundësia që në gjimnazet e Tiranës viheshin pjesë teatrale, kishte dhe festival që merrnin pjesë, dhe aty ai doli vetë. I ndihmuar nga kolegët e tij mori një rol, doli ne festival mori çmime, kurse puna ime ishte ndryshe. Mua më thotë Sofie Kushi një mësuese që nuk e harroj kurrë, një pasionante në punën e saj. Mua më pëlqente poezia por nuk e kuptoja se përse më pëlqente ndoshta ngaqë nuk e dija nuk e kuptoja artin, dhe më thotë mua: Pse të pëlqen ty kaq shumë poezia “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit ?  Po të them tani normal që kam fjalë të bukura për poezinë, për faktin që është sintezë, që poezia është frymë, që poezia është muzikë, është dashuri dhe që nëpërmjet 4 vargjeve ke mundësi të japësh një mëndim, një emocion të një ngjarje. Në atë kohë unë nuk I dija këto gjëra.

Bruna: Si u përgjigjët ?

Margarita: I thashë më pëlqen mësuese sepse Naim Frashri nëpërmjet poezisë I thotë shqipëris: “Shqipëri moj nëna ime ndonse jam i mërguar dashurinë tënde zemra kurrë se ka harruar”. Sepse nëna duhet shumë dhe kurrë nuk na harron kështu që prandaj e krahason me të. Dhe mësuesja më tha bravo. Në shtëpi kur shkoj filloja të recitoja me zë të lartë sepse do e mësonim për në klasë, por unë kisha edhe dy motra të tjera në shtëpi dhe ato kishin mësimet e tyre dhe kishtë raste kur nëna më thoshte recitoje përsëri se ti e thua shumë bukur. Po ato I thoja unë. Edhe ato mirë e thonë po ti e thua më mirë. Në atë moment ndjeva që nëna e pëlqeu, e pëlqeu dhe mësuesja, dhe për herë te parë kam recituar para Bashkisë se Lushnjes në moshën 14-vjeçe përpara gjithë popullit. Si është puna e fatit kurrë nuk e besoja që në atë bashki do xhiroja edhe filimin tim “Koncert ne vitin 1936” sepse aty është bërë ai film në Bashkinë e Lushnjes. Kur e kujtoj të thëm të drejtën më kënaq shumë, që unë e kam filluar në atë bashki me poezi.

Bruna: Në atë bashki u gjetën personat e duhur që spikatën talentin tuaj, vunë re aftësinë tuaj dhe në moshën 16- vjeçare ju keni qënë pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar.

Margarita: Po por unë kam bërë edhe liceun sepse me 7- vjeçaren do filloja ndonje punë rëndomtë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re