Abc News ka siguruar një tjetër video nga momenti i shpërthimit të hotel “Bizanti” në Sarandë. Nga zhurma e fuqishme duket sikur të ishte ndonjë shpërthim me bombë. Nga pamjet vihet re se internet kanë përfunduar deri në disa metra lartësi duke dëmtuar dhjetëra biznese dhe banesa përreth.

Në pranga për këtë ngjarje ka rënë Sotir Çabiri, djali i Spiro Çabirit, një prej bashkëpronarëve të hotelit. Ky i fundit ishte në proces gjyqësor prej shumë vitesh me ortakun grek, Dhimitër Evangjeliu. Së fundmi Gjykata e Apelit Vlorë, kishte vendosur që pjesa më e madhe e pronës t’i kalonte shtetasit grek.

Para uniformave blu, 36 vjeçari ka thënë se është rikthyer në hotel për të marrë një valixhe me rroba pasi do të nisej për udhëtim. Ai gjithashtu ka deklaruar se gjykata vendosi në favor të shtetasit Dhimitraq Evangjeliut por pretendon se toka është e tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re