Diena Meçaj Karanxha është 30-vjeçarja me pasion pikturën, që humbi jetën dhe vajzën e saj 8-vjeçare nga tërmeti i 26 nëntorit. Shoku i ngushtë i saj Klajdi Hysenllari ka treguar në Ftesë në 5 komunikimin e fundit me të dhe statuset që ajo kishte postuar në Facebook pas rënies së tërmetit.

“Pallati ku banonte Diena ska pësuar asnjë lloj dë mi dhe kjo ishte fatkeqësia më e madhe. Në 3 pa 10 e ndjeva tërmetin që ra dhe hyj në Facebook dhe statusi i parë që shoh ishte i Dienës. Me parë kishte shkruar ‘ra tërmet’ dhe të dytin kishte bërë share një portal që shkruante ra tërmet në Durrës, ishe kaq ballë.

I shkruaj dhe i them ‘o Dien nuk ishte kaq, por 4.8 ballë’. Kam komunikuar në 3 të mëngjesit. Nuk e di pse i thoja Zotit sot gjatë gjithë ditës, si nuk i thashë dil përjashta që mos të kapë muri”, u shpreh ai.

 

View this post on Instagram

Historia e trishtë e Dienës, shoku i ngushtë tregon komunikimin e fundit me të: Si nuk i thashë të dilte përjashta! #Ftesënë

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on Nov 27, 2019 at 11:03am PST

//www.instagram.com/embed.js

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re