Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian, për vënien e zjarreve nën kontroll në vendin tonë. Meta i shpreh BE mirënjohjen për solidaritetin e treguar në këto momente të vështira për vendin.

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.
Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”, shkruan Meta, në një postim në rrjetet sociale.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë “shpërthyer” në akuza kundër klasës politike 30-vjeçare, duke mos kursyer as Ilir Metën.

Qytetarët shkruajnë se politika shqiptare vetëm e ka vjedhur këtë popull.

“Një avion i tillë, sa nje vilë te Gjiri Lalzit kushton, por ju të politikës doni me vjedh lekë dhe me ble vila dhe jo avion për këto raste,.!”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Shko mor Like je ba si Eni Cobani ..përshëndes Ameriken, Kanadanë, Australinë .. talluni sa të mundeni”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Vetëm duke lypur mbetet gjithmonë. Si nuk iu vjen turp. Shtet me vite e keni degraduar Shqipërinë”.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:(CNA.al)

     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re