Deputetët socialistë dhe atë demokratë janë përplasur verbalisht në komisionin hetimor për PPP në shëndetësi.

Debatet kanë nisur në lidhje me rendin e ditës, ku socialistët kanë kërkuar që të vijohet fillimisht me miratimin e Planit Hetimor e pastaj me kërkesat për informacion.

Debatet: 

Bilali: U lexua disa herë, ne ndahemi në mënyrën sesi e interpretojmë

Spaho: Na e lexoni njëherë

Bilali: Patjetër e kam përballë

Spaho: Si nuk të vjen zor

Bilali: Mua nuk më vjen zor?

Vokshi: Zoti Spaho mos ndërhyni kur flasin kolegët

Ilir Metaj: Mbylle gojën

Petro Koci: Nuk dini të lexoni

Vokshi: O po flet ti Petro për fyerje? Pas asaj qe keni bërë nuk keni të drejtë të flisni për fyerje

Bilali: Unë e kam një përgjigje për zotin Spaho, ndryshe nga konsiderata që kam për Spahon për kontributin që më dha herën e kaluar. Nuk shkojnë të dyja, edhe sju vjen zor edhe kam konsideratë..

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re