I pyetur sesi po i qëndron presidenti Meta presionit të mazhorancës si institucion, ish-kryeministri Berisha tha për gazetaren Milori të ABC News se, kreu i shteti po mban qëndrim institucional, pavarësisht përpjekjeve të Ramës për t’i marrë kompetencat. Sipas tij, Meta është i mbrojtur nga Kushtetuta, po aq sa është i detyruar ta mbrojë atë.

“Është qëndrim insitutcional. Përpjeka e Ramës t’i marrë kompetencat: përdor parlamentin, përdor një rezolutë tjetër, përdor një akt tjetër puçist”.

Milori: Do t’ia dalë dot Meta ta mbajë presionin?

Berisha: Si institucion padiskutim është i mbrojtur nga Kushtetuta. Deshën ta nxjerrin se ka thyer Kushtetutën, ua tha Venecia, e përkthyen në mëyrë të turpshme. Atë nuk e bënë ndërkombëtarët, e bëri Engjëll Agaçi.

I pyetur nëse po bën Presidneti Meta opozitën përballë kësaj mazhorance, Berisha shprehet se kreu i Shtetit, po u përmabhet vetëm kompetencave të tij kushtetuese.

“Ai thjesht po u përmbahet kompetencave kushtetuese, u përpoqën tre muaj ta nxirrnin jokushtetues me zgjedhjet. Ata që janë më doktrinarë thanë jo, nuk ka shkelje kushtetute. Presidenti është i detyruar të mbrojë kushtetutën, por është edhe i mbrojtur nga kushtetuta”. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re