Papritur gjithçka ngriu kur një djalë 7-vjeçar nxori krahët teksa po notonte në një pishinë dhe më pas filloi të mbytej. Megjithatë, ai ishte përfundimisht me fat pasi dy fëmijë të tjerë të moshës 8 dhe 12 vjeç, ishin të vetmit të pranishëm që panë se çfarë po ndodhte dhe i shpëtuan jetën.

Videoja, e ngarkuar nga Daily Mail, kap momentet e tmerrshme të mbytjes të të voglit Griffin Emerson në një pishinë apartamentesh në Michigan.

Askush nuk e kuptoi seriozitetin e situatës. Mirëpo minutat kalonin dhe rreziku rritej.

Djali i vogël përfundimisht pothuajse arriti në fund të pishinës dhe atëherë dy vëllezër të moshës 8 dhe 12 vjeç nxituan për ta shpëtuar.

Vëllezërit u zhytën në pishinë dhe e nxorrën në sipërfaqe 7-vjeçarin me ndihmën e një të rrituri. Griffin kishte humbur vetëdijen.

12-vjeçari Noah Ross dhe vëllai i tij tetë-vjeçar Weston Woods ishin të vetmit që panë Griffin të mbytej në pishinë.

Sapo fëmija doli në sipërfaqe, nëna e tij vrapoi në panik për t’i dhënë “puthjen e jetës”.

Pas disa sekondash, Griffin i vogël filloi të kollitej dhe ngadalë filloi të rifitonte vetëdijen dhe të merrte frymë normalisht.

Nëna e tij vazhdoi t’i fërkonte butësisht shpinën, duke e ndihmuar të nxirrte ujin nga mushkëritë.

Lajmi i mirë është se brenda 36 orëve shtatëvjeçari doli nga spitali pasi mjekët njoftuan prindërit e tij se i vogli është shëruar plotësisht. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re