Të hënën, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të paraqesë Urdhrin e Yllit të Shkallës së Parë të Karaxhorxh shkrimtarit austriak, fituesit të çmimit Nobel dhe mohuesit të gjenocidit të Srebrenicës, Peter Handke.

Medalja do t’i dorëzohet Handke-s në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, thuhet në njoftim, por nuk shpjegohet se për çfarë saktësisht, shkruan FTV.

Urdhri i Yllit të Karaxhorxh është një dekoratë e Serbisë që jepet për merita dhe suksese të veçanta në përfaqësimin e shtetit dhe qytetarëve të tij.

Po ashtu Handke-s iu dha Urdhri i RS (Republika Srpska) në Banja Luka.

Ai u vlerësua për “punë të jashtëzakonshme dhe merita në fushën e zhvillimit kulturor dhe shpirtëror, si dhe për kontributin e tij të veçantë në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme me RS”.

Me drejtorin Emir Kusturica, ai gjithashtu vizitoi Vishegradin, ku iu dha Çmimi i Madh Ivo Andriç.

Ky shkrimtar austriak është i njohur për mbështetjen e regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe mohimin e gjenocidit në Srebrenica.

Vendimi i Akademisë Suedeze për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi Handke-s provokoi reagime në rajon dhe në Evropë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re