Sot në Faxnews ka qenë e ftuar pedagogia Elsa Skënderi Rakipllari për të folur në lidhje me teknologjinë dhe si ndikon ajo në mësimdhënie.

Ajo është shprehur se mënyra se si mësojmë apo përvetësojmë një informacion ka ndryshuar.

Rakipllari shtoi më tej se jemi dëshmitarë se mënyra si mësohet sot ka ndryshuar rrënjësisht.

“Është e vërtetë që ka një ndikim të madh të teknologjisë në aspektet jetësore, shkolla jonë për momentin është duke u përpjekur për ta përqafuar teknologjinë.

Mënyra se si mësojmë ka ndryshuar, se si përvetësojnë një informacion, është jetike ta përfshijmë në sistemin tonë shkollor.

Ka ndonjë vështirësi të dukshme të teknologjisë, cështja është përshtatja dhe njohjet me aspektet e teknologjisë, me menyrën si organizojmë orën e mësimit. Nuk ka ndonjë vështirësi në përdorim se sa për ta aksesuar qoftë një shërbim të caktuar.

Nuk ka pasur në pandemi ndonjë vështirësi gjatë pandemisë. Ne duhet të mos humbisnim atë mundësi që kishim fituar.

Do të ishte e udhës që edhe ne ta aplikonim këtë teknikë.

A po i largon nga libri teknologjia?

Ka një diskutim të madh dhe ne jemi dëshmitarë se mënyra si mësohet sot ka ndryshuar rrënjësisht, mënyra se si sillemi me informacionin ka ndryshuar.

Nëse dikur duhet që ta përvetësoje sa ma mirë, ta mësojë përmendësh, se literatura ishte e kufizuar ndërsa sot kur ke një paqartësi e ke menjeherë të aksesueshme. Kjo e ka ndryshuar mënyrën se si ne sillemi me informacionin”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re