Shkruan: Marlind Laçi

Islami është forcë edhe teologjike edhe ekonomike edhe kulturore edhe politike edhe filozofike edhe ideologjike. Tendenca për ta kufizuar Islamin në terma të veçuar gjithshtu kufizon edhe gjërësinë e përplasjes së mendimit intelektual në rrafshin ideologjik.

Islami ishte edhe politik përgjatë shekullit të 17 kur elita e shqiptarëve të krishterë vendosi të islamizohej masivisht edhe për arsye politike e kulturore kur Rusia cariste hodhi në tregun diplomatik të kohës tezën se rusët duhet të jenë kujdestarët për popujt e krishterë të Ballkanit dhe shqiptarët për të ruajtur identitetin shqiptar nga asimilimi sllavo-ortodoks zgjodhën muslimanizimin si rrugë deasimiluese. Sigurisht për kohët që po flasim nuk mund të pretendojmë se vetëdijësimi popullor mbi çështjet kombëtare ishte në dinamikat kombtariste e nacionaliste ashtu si në realitetin e sotëm por vetëdijësimi mbi të qënit ndryshe nga sllavet e grekët mbetej në suazën fisnore, klanore e tarafesh.

Islami ishte edhe politik kur baballarët e kombit kryesisht hoxhallarë, intelektual dhe ushtarak me financimin e Abdulhamidit II vendosën të organizohen më 1878 në xhaminë ‘Bajrakli’ Prizren për të evituar katastrofën humanitare që na coptojë ndërmjet fqinjve pothuajse 30 vite më pas. Pra nga ky fakt kuptojmë se roli i xhamisë nuk paska patur vetëm funksionin pasiv të përmbushjes së ritualeve fetare po direkt nga minarja e saj ‘buronte’ edhe mendimi politik mbi ekzistencën dhe futurologjinë e shqiptarit në Ballkan. A nuk ishte akt politik ky?

Islami ishte edhe politik pas mëvetësisë nga viti 1912 e deri në vitin 1928 korniza kushtetuese e Shqipërisë, në një pjesë të saj bazohej në dispozita teokratike islame ku kryeparlamentari i parë i Republikës së Shqipërisë ishte një hoxhë si Vehbi Dibra. A duhet të konsiderohet ky fakt një akt politik?

Islami në të gjithë përqasjet dhe trajtat e tij karshi shoqërisë në tërësi nuk është forcë e panjohur në këto troje por problemi ynë si popull qëndron mbi dememorizimin historik kolektiv që kryen qasjet ekstreme enveriste dhe titiste përgjatë gjysëm shekulli e më pas qasjet dekombtarizuese e rrumpallizuese përgjatë tranzicionit të pafundëm politik.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re