Ajo që ndodhi në vitin 2007 në parlamentin shqiptar, ndodhi dhe në parlamentin maqedonas. Dhe siç PS përjashtoi 6 deputetë “tradhtarë” që dhanë votën për Bamir Topin-president kështu dhe  VMRO përjashtoi po gjashtë që dhanë votën pro ndryshimeve kushtetuese për emrin e ri të Maqedonisë.

Ata janë: Kërste Mukovski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Nola Ismaillovska, Ljuben Arnaudov, Emilija Aleksandrova, Sashe Vasilevski, Zeqir Rançilloviç.

 “Shtatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve, më dëshpëruan mua, edhe pse kjo nuk është me rëndësi, por është e rëndësishme se dëshpëruan partinë dhe qytetarët. Për këtë arsye, Komiteti i VMRO-së mbajti mbledhje dhe përjashtoi 7 deputetët që votuan pro ndryshimeve”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re