Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë lidhjet e Safet Gjicit me Taulant Ballën.

SPAK të marrë çdo komunikim të Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës, i bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre, i bëj thirrje të hetojë, se këta qenkan të lidhur si mishi me thoin”, tha Berisha.

Ai shtoi se duhet një hetim të plotë “që të kuptojnë si ranë nga qielli 1 mln euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Ramës, Gjici”, ndërsa theksoi se ende nuk ka një emër se kë do kandidojë për kreun e Bashkisë së Kukësit, pas shkarkimit të Safet Gjicit, pas video-skandalit seksual.

“Nuk kam kandidat për bashkinë e Kukësit, sapo të shpallet do e lajmëroj, Rama në batakun e Gjicit. I bëj thirrje SPAK të marrë çdo komunikim të Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës, i bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre, i bëj thirrje të hetojë, se këta qenkan të lidhur si mishi me thoin, Taulanti me Gjicin, dikush thotë në bixhoz, dikush thotë në afera të tjera. I ftoj të bëjnë një hetim të plotë që të kuptojnë si ranë nga qielli 1 mln euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Ramës, Gjici”, deklaroi Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re