Skip to content

Si rrallë herë! Shqiptarët pushtojnë rrugët e Athinës me flamuj kuq e zi për nder të 28 Nëntorit!

730c70d9c94ddbaa3eee041c29959d73

Festat kombëtare të 28-29 nëntorit janë ndjerë në çdo vend të botës ku ka shqiptarë.

Por festa nuk ka munguar as në vendin fqinj, Greqi. Atje shqiptarët kanë vendosur të festojnë në qendër të Athinës, me këngë patriotike dhe flamurin kombëtar.

Në pamje shihet atmosfera kuqezi.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, shqiptarët kanë vendosur të gëzojnë në ditën e pavarësisë së Shqipërisë.