Moderatorja mjaft e dashur për publikun, Xhemi Shehu ka qenë shumë diskrete për jetën e saj private. Ajo ka publikuar ndonjehere foto me djemtë e saj, por me bashkëshortin nuk ka preferuar asnjëherë.

Diten e djeshme, moderatorja i ka surprizuar të gjithë, pasi në një postim në InstaStory, moderatorja ka prezantuar edhe këtë fundit. Ajo ka treguar se e ka kaluar ditën me familjen dhe nga larg ka fotografuar bashkëshortin e saj.

Ai shfaqet duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijojnë së bashku kohën me familjen.

Kujtojmë që partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Ai ka qenë gjithmonë i tërhequr nga jeta publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re