Prej më shumë se dy vitesh, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, situata ekonomike në Europë dhe jo vetëm po shkonte drejt shkatërrimit. Shumë shtete, që kishin si burim të furnizimit me gaz dhe grurë Rusinë dhe Ukrainën, nisën të kishin mungesë të tyre.

Por pas një kohe të gjatë dhe pas shumë bllokadash të ngritura në Detin e Zi, duket se Moska po shkon drejt humbjes së luftës me grurin.

The Economist, shkruan se më 19 shtator, oficerë të anijeve ushtarake dhe civile u mblodhën në një dhomë kontrolli sekrete për të diskutuar mbi eksportin e grurit drejt vendeve të tjera, në një kohë kur tensionet vijonin të ishin të larta.

Rusia kishte paralajmëruar se mund të hapte zjarr mbi anijet që përdorin korridorin për eksport të grurit. Pavarësist këtyre kërcënimeve, anija lundroi pa incidente rreth 150 km të vijës bregdetare të Ukrainës përpara se të hynte fillimisht në ujërat territoriale rumune, më pas bullgare dhe të vazhdonte përmes Bosforit për në destinacionin e saj përfundimtar, Haifa.

Me këtë lëvizje, Ukraina rrëzoi dominimin e Rusisë në Detin e Zi. Brenda dhjetorit, Kievi ka eksportuar 6.3 milionë mallra nga tre portet kryesore, duke u rikthyer në vëllimin e saj të paraluftës./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re