Një fermer kultivonte misër me cilësi shumë të mirë në arat e tij. Ai merrte pjesë në panairin kombëtar të të korrave dhe fitonte çdo vit.

Një vit një gazetar erdhi në konkurs për ta intervistuar, kurioz të dinte sesi ai ka mundur të fitojë çdo vit.

Kur u shpall fituesi, edhe këtë vit fitoi ai fermer. Ndërkohë, gazetari shkoi përreth duke pyetur fqinjët e tij dhe njerëzit e tjerë për të.

Pasi mori vesh për të, gazetari u bë më i etur për ta intervistuar.

Pas rezultateve, gazetari shkoi tek ai dhe i tha: “Urime për fitoren. Ti fiton çdo vit, cili është sekreti yt.”

Fermeri u përgjigj: “Faleminderit për urimet tuaja. Unë arrita të fitoja falë përpjekjeve dhe punës së palodhur të të gjithëve.”

Gazetari pyeti: “Kam pyetur rreth jush dhe kuptova se çdo vit ju ndani farat më cilësore me fqinjin tuaj dhe fermerët e tjerë pa kosto. Pse kështu?”

Fermeri u përgjigj: “Është e vërtetë! E bëj sepse kur fryn era, poleni i misrit të pjekur përhapet në arat përreth. Nëse fqinjët e mi mbjellin misër të cilësisë së dobët, atëherë kokrrat e polenit nga arat e tij do të shpërndahen edhe në arat e mia.

Dhe vite pas vitesh për shkak të pllenimit të kryqëzuar, cilësia e të korrave të mia gjithashtu do të përkeqësohet. Pra, nëse dua të kultivoj misër të mirë, atëherë duhet të ndihmoj edhe fqinjët e mi”.

Mësimi:

Realiteti i jetës sonë është gjithashtu i tillë. Nëse duam të jetojmë një jetë të mirë dhe të lumtur, atëherë njerëzit e lidhur me ne duhet të inkurajohen të bëjnë të njëjtën gjë.

Nëse duam që fëmijëve tanë t’u japim edukatë të mirë dhe mësime cilësore për jetën duhet të bëjmë çmos që këtë ta bëjmë edhe me fëmijët e fqinjëve tanë.

Nëse jemi të pasur financiarisht, duhet të përpiqemi që edhe fqinjët e të afërmit tanë të jenë gjithashtu të tillë, dhe pas kësaj do të pasurohemi edhe shpirtërisht, që për rrjedhojë na bën akoma më të pasur financiarisht.

Është një cikël rritës pozitiv. E mira nuk mbaron kurrë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re