Këto janë pamjet video (më poshtë) që u kapën  si sot 60 vite më parë, në kohën kur Bashkimi Sovjetik vendosi të testojë bombën më të fuqishme të prodhuar nga njeriu.

“Tsar Bomba” u testua në një ishull të Arktikut dhe ishte afro 2 mijë herë më e fuqishme se bomba që amerikanët përdorën në Nagasaki, në javët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Dy vite më tutje dhe pas krizës së raketave në Kubë në vitin 1962, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik vendosën të ndalojnë testimin e armëve nukleare në sipërfaqen e tokës.

Më poshtë video e testimit të bombës më të fuqishme të planetit dhe një shpjegim në detaje i historisë së asaj kohe, nga Radio Evropa e Lirë.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re