Epidemiologu Taulant Muka, përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me emisionin ‘Me Xhaxhiun’ në FaxNews, foli rreth rrezikshmërisë së variantit ‘Delta’ të Covid-19 dhe simptomave që mund të na bëjnë të kuptojmë nëse jemi mbartës të tij apo jo. Muka u shpreh se për ta dalluar nëse kemi një ftohje nga kondecioneri apo nëse jemi infektuar me variantin Delta, diferencën e bëjnë simptomat tipike të Covid-19 si humbja e nuhatjes apo shijes. Megjithatë epidemiologu theskson se të dhënat vijnë nga studime jo fort të mirëoragnizuara ende.

“Patjetër që mund të jenë. Nuk është se simptomat ndryshojmë shumë nga variantete e reja që kanë ekzistuar. Të dhënat vijnë nga studime jo shumë të mirëorganizuara. Në këtë aspekt unë nuk besoj se ndryshon në kontekstin e simptomatologjisë tipike të Sars Cov2 që në fund të fundit është e ngjashme me simptomatologjinë gripale, por që ajo që e bën diferencën është humbja e nuhatjes apo shijes për disa persona dhe në këtë kontekst është me vlerë për të përmendur se ftohja mund të ndodhë edhe për arsye të tjera që nuk ka të bëjë me Sars Cov-2-shin. Edhe në Shqipëri që përdoren shumë kondicionerët është e natyrshme që të ndodhë. Ajo që duhet të na bëjë të kujdesëshëm është kur kemi qenë rast kontakti i një personi të konfirmuar pozitiv ose një grupmoshe që është më e rrezikuar se të tjerat për të patur komplikacione të sëmundjes‘, tha Muka.

Për sa i përket grupmoshave më të rrezikuara, Muka theksoi se ato janë grupmoshat mbi 60-65 vjeç që kanë dhe sëmundje bashkëshoqëruese.

“Unë besoj që varet nga grupmoshat që ne flasim. Nëse është një grupmoshë e re nuk besoj që është shumë e rrezikuar për sa i përket impaktit që mund të ketë në shëndet. Mos të harrojmë që në moshat e reja nën 40-vjeç virusi ka impakte negative në nivele shumë të ulta krahasuar me grupmoshën 60-65 vjeç të cilët kanë dhe sëmundje bashkëshoqëruese“, theksoi Muka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re