Orizi i gatuar shpesh konsiderohet si një pjatë e shëndetshme për një vakt të shijshëm veçanërisht nëse do ta krahasonim me burime të tjera karbohidratesh si patatet dhe buka. Pavarësisht kësaj orizi llogaritet të ketë shumë kalori dhe niseshte. Në një filxhan me oriz të bardhë llogariten 200 kalori.






Një porcion oriz i bardhë ka pothuajse të njëjtin efekt sikur të hani sheqer të bardhë pra shkakton një rritje të shpejtë dhe të lartë të sheqerit në gjak. Nga ana tjetër, karbohidratet janë pjesë e domosdoshme e dietës sonë dhe nuk duhet të përpiqemi t’i heqim ato plotësisht.






Ekziston një mënyrë për të gatuar orizin për ta bërë atë më të shëndetshëm duke zvogëluar efektin e rritjes së shpejtë të sheqerit në gjak dhe në mënyrë që të zvogëlojë në 60% kaloritë e thithura nga trupi.






Një kokërr orizi përmban dy lloje të ndryshme niseshteje. Amidoni i tretshëm shpërbërhet shpejtë nga trupi duke bërë që të rritet niveli i glukozës e cila depozitohet si yndyrë nëse nuk digjet. Nga ana tjetër kemi edhe amidonin rezisten i cili nuk absorbohet në trup dhe thjesht kalon përmes sistemit të tretjes pa u shpërbërë.






Metoda e gatimit synon ndryshimin e përbërjes së orizit duke kthyer një sasi të madhe të niseshtesë të tretshme në niseshte rezistente.
Mënyra më e shëndetshme për të gatuar orizin:
• Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni një lugë çaji vaj kokosi.
• Shtoni orizin e bardhë dhe ziejini derisa orizi të gatuhet.
• Pasi të jetë gatuar, vendosini orizin në frigorifer përgjatë natës,
• Ditën tjetër, thjesht ngohni orizin dhe shijojeni.






Kjo mënyrë gatimi funksionon prej shtimit të vajit të kokosit i cili mendohet se depërton granulën e niseshtesë gjatë gatimit dhe ndryshon strukturën e niseshtesë, kështu nuk arrijnë të shpërbëhen nga enzimat tretëse të trupit tonë.






Lënia e orizit të gatuar përgjatë natës në frigorifer i jep gjithë procesit kohën e duhur që të procedohet. Niseshteja rezistente në kokërr nuk shpërbëhet edhe pasi orizi ngrohet përsëri. Gatimi i orizit në këtë mënyrë kërkon vetëm pak organizim paraprak, por ia vlen pasi mesa duket kjo është një mënyrë e shëndetshme për të shijuar orizin si pjesë e një diete të ekuilibruar ndërsa ju ndihmon edhe me humbjen në peshë.






A është orizi i dëmshëm për ju?
Orizi është i pasur me karbohidrate të cilat e ushqejnë trupin dhe na japin energji. Nëse konsumohen në mënyrë të moderuar kjo është diçka e mrekullueshme. Orizi kaf gjithashtu përmban shumë lëndë ushqyese dhe fibra duke qenë se bën pjesë tek drithërat e plota.






Arsyeja kryesore pse konsumimi i orizit lidhet me shtimin në peshë është sepse orizi është shumë i pasur me karbohidrate. Konsumimi i karbohidrateve shkakton një rritje të sheqerit në gjak e cila nga ana tjetër bën që pankreasi të prodhojë insulinë, kjo e fundit i shtyn qelizat të thithin sheqerin në gjak. Por me kalimin e kohës, duke patur rritje të vazhdueshme të sheqerit në gjak ne bëhemi rezistentë ndaj tij, kështu që pankreasi ynë prodhon më pak insulinë.






Kështu njerëzit bëhen me diabetin e tipit 2 dhe pse diabetikët kërkojnë injeksione të jashtme të insulinës. Kur hanë trupi i tyre është mësuar aq shumë me të paturit e niveleve të larta të sheqerit në gjak saqë nuk prodhon më vetë insulinë.






Kjo është arsyeja pse procesi i shndërrimit të niseshtesë në rezistente është kaq i dobishëm pasi në vend që gjatë konsumimit të shtojmë në gjak glukozë, ajo shpërbëhet dhe kalon në zorrë.
/shkollaeshendetit.com



