Ndryshe nga si ndodh në rrjetet sociale, ku ju mund ta kuptoni lehtësisht nëse dikush ju ka bllokuar apo jo, WhatsApp nuk ta jep këtë mundësi.

Është e vështirë ta kuptosh nëse një prej kontakteve tuaja ju ka bllokuar, por nuk është e pamundur. Ekzistojnë disa truke që do t’ju ndihmojnë ta kuptoni nëse dikush nuk dëshiron të ndërveprojë më me ju.

Si ta kuptoni?

•Ju nuk mund ta shihni “last seen” e këtij kontakti, si dhe nuk ju del në dritaren e chat-it nëse ai është “online”.

•Nuk mund ta shihni nëse ky kontakt ndërron foton e profilit.

•Mesazhet që ju i dërgoni dikujt që ju ka bllokuar shfaqen vetëm me një vijë, jo me dy, që të të lë të kuptosh që mesazhi është dërguar.

•Nëse tentoni ta telefononi, nuk do të mundeni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re