Me këtë truk të jashtëzakonshëm do ta pastroni tiganin shpejt dhe mirë.
Yndyra, mbetjet e ushqimit dhe njollat e zeza në tigan ndonjëherë janë ankth i vërtetë pastrimi. Me këtë truk të thjeshtë ju nevojitet vetëm një pikë vaj, kripë e trashë dhe një patate.Për të pasur sukses truku është, e nevojshme që në tiganin e ndotur të qitni pak kripë dhe gjysmën e patates dhe me lëvizje të shpejta rrethore kalojeni nëpër fundin e tiganit, transmeton Telegrafi.
Fshijeni tiganin me leckë të njomur, thajeni dhe pastaj me leckë letre mbulojeni fundin e tiganit me vaj dhe lëreni një orë në furrë të ngrohur.
Në fund edhe pak fshijeni tiganin me leckë të thatë dhe mund ta përdorni sërish për gatime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re