Kafeja është vetëm një pije pa të cilën nuk hapni dot sytë në mëngjes. Kafeja është një prej atyre gjërave, që mund të shërbejë shumë mirë në mënyra të ndryshme, shkruan .
Celuliti është një prej atyre gjërave, që asnjë grua apo vajzë në botë nuk e dëshiron dhe që kafeja e heq qafe. Por si?!

Si fillim, kini parasysh që të mos i hidhni grimcat e kafes që mbeten pasi bëni kafenë në mëngjes. Në vend të kësaj, përzieni një filxhan me pluhur kafeje me 6 lugë gjelle vaj kokosi dhe me sheqer  apo kripë, sipas dëshirës. Vendoseni përzierjen në një kavanoz dhe merreni me vete në dush.
Ndërkohë që lani trupin, aplikojeni skrabin e kafesë në zonat që kanë celulit dhe fërkojini duke përdorur duart ose një furçë trupi për të stimuluar zonën nëpërmjet masazhimit me lëvizje rrethore. Përfundojeni trajtimin duke u shpëlarë. Kafeina në pluhurin e kafesë do ta tërheqë lëkurën ndërsa vaji i kokosit do t’i japë asaj lagështinë e duhur!//

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re