Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka dhene nje tjetër mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, se si të fitojnë betejën me koronavirusin. Duke publikuar foto me kolegët nga QSUT, Kalo iu premton qytetarëve se ekipi mjekësor do të rrezikojë jetën për ta, ndërsa iu kërkon të zbatojnë 10 këshilla jetike në këto ditë frike e paniku.

Mes të tjerash, mjeku jep dhe një mesazh të fortë për politikën,
teksa shkruan “Nuk është aspak koha dhe nuk ka aspak vend për
militantizëm partiak të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjaftueshme për
të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj
klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e
demon-kracisë …..”.

Mesazhi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

Do t’ia dalim mbanë së bashku me ju …….Ne punonjësit e Shërbimit
Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” jemi një ekip, një trup, një zë, një
mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “Shpëtimin e jetëve
tuaja duke vënë në rrezik jetët tona”….

Ne jemi të barabartë në mes të barabartëve, jo tre as katër as pesë
por vetëm një ekip i tërë mjekesh, specializantësh, infermjerësh,
imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh,
barrelistësh…..

Një orkestër e mirë-harmonizuar në betejën ndaj tinzarit idhanak COVID 19…..Bashkëatdhetarë, ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi:

1-Tregohuni
të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetsore dhe ato
Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga
Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj.,

2-Kujdesuni ndaj vetes dhe të afërmëve tuaj sidomos atyre të moshuar,

3-Kujdesuni ndaj higjenës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni,

4-Qëndroni për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake,

5-Ushqehuni shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni,

6-Rehidratohuni herë pas here me çajra e lengje nga më të ndryshmet,

7-Vetëizolohuni kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me
persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij,
por edhe në mos sëmurjen tuaj,

8- Informohuni me kujdes kur keni paqartësira, dhe mos bini pre e
sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye
në rrethana të tilla epidemike,

9-Vetëmjekimi me me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm,

10-Qëndroni në kontakt me mjekët e familjes, të cilët ju njohin mjaft
mirë, dhe merni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të
tilla…..mos përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar munësinë
atyre që vërtet kanë nevojë, të marin këshillat e duhura dhe ndihmën
mjeksore në kohën e duhur…..

Kjo është ndihma më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh……Nuk
është aspak koha dhe nuk ka aspak vend për militantizëm partiak të
asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë,
papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase
politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e Demon- kracisë…..

Nëse do të mundemi të nxjerim mësimet e duhura si popull, shumë
shpejt do të na vijë koha për të korigjuar gabimet tona…Tani duhet vetëm
e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që tia dalim me
sukses të mundim kulçedrën Covid-19….Ne së bashku me ju do të fitojmë!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re