Mengjes i bollshem

Mengjesi eshte nje vakt qe nuk duhet anashkaluar per te qene produktive gjate gjithe dites.

Mengjesi duhet te permbaje avokado, salmon, patate të ëmbël dhe vezë. Ushqimi me yndyrna të shëndetshme në mëngjes të jep mundësinë të kesh energji për gjatë ditës.

Salmoni, vezët dhe avokado janë të pasura me yndyrna të shëndetshme të rëndësishme për të cilat ka nevojë trupi të punojë me kapacitet të plotë.

Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit.

Në vend që të nisni ditën me një fetë bukë me reçel, e cila mund të shkaktojë rënien e nivelit të energjisë, ekspertët thonë se duhet ta zëvendësoni me një patate të ëmbël të thekur.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re