Kjo recete jep efekt të shpejtë kundër dhimbjes së kokës dhe migrenës, por edhe hidraton me bujari.

Përbërësit:

200 gramë me lulerradhiqe 

1 lugë gjelle me mjaltë

Lëngu i tre limonëve të shtrydhur

2 litra ujë.

Përgatitja:

Vendosini barishtet në një kanë dhe mbulojini me ujë.

Shtoni lëngun e limonit dhe përziejini së bashku.

Më pas shtoni mjaltin për një shije të ëmbël.

Kanën vendoseni në frigorifer për 2 orë.

Përdorimi

Përpara se ta servirni, kullojeni lëngun që të hiqni lulet.

Limonatën duhet ta pini dy herë në ditë kundër dhimbjes së kokës dhe 3 herë në ditë kundër dhimbjeve të ciklit.

Përpara se të pini këtë limonatë, konsultohuni me mjekun që të përcaktoni nëse vuani nga gurët në veshka ose ulçera.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re