Për këtë do ju nevojiten:

½ tufë majdanoz
100 ml ujë
1 lugë gjelle lëng limoni

Udhëzime:

Grini imët majdanozin dhe në një enë e trazoni mirë me lëngun e limonit.
Zieni ujin dhe i bashkoni të dy masat. Kalojeni në një blender dore për ta bërë një krem homogjen.

Kalojeni tonikun në një enë apo shishe të vogël qelqi dhe ruajeni në frigorifer.
Lani fytyrën mirë dhe aplikoni tonikun e ftohtë me ndihmën e një pambuku. Shmangni zonën afër syve. Përdoreni në mëngjes e mbrëmje.

Majdanozi është një antiseptik natyral dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Plus është i pasur me vitamina C dhe A duke e bërë atë përbërësin ideal për lëkurat yndyrore.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko