Koronavirusi sulmon rrugët e frymëmarrjes, por ka disa gjëra që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin, thjesht duke ndryshuar disa faktorë të stilit të jetës, shkruan CNN.

Sipas Dr. Robert Eitches, një imunolog në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, përmirësimi i frymëmarrjes nuk ju mbron nga të infektuarit.  Por ka përfitime që mund të zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes nëse jeni të infektuar.

Ja se si mund ta forconi aftësinë e frymëmarrjes të trupit tuaj:

1.Ndaloni pirjen e duhanit

Një nga hapat më të rëndësishëm për të përmirësuar shëndetin është shmangia e çdo gjëje që dëmton funksionin e mushkërive, të tilla si pirja e duhanit, tha Eitches. Pirja e duhanit shkatërron indet e mushkërive ku ndodh shkëmbimi i ajrit.

Dr. Ryan Steele, një alergjist-imunolog dhe profesor ndihmës në Shkollën e Mjekësisë Yale, gjithashtu paralajmëroi të mos konsumoni marijuanë.

“Edhe pse ka shumë polemika në lidhje me përfitimet e drogës, çdo gjë që thithni në mushkëri është produkt i djegshëm dhe rrit nivelin e inflamacionit”,- tha ai.

Dy sjellje të tjera potencialisht të dëmshme janë ulja pranë oxhakut ose qirinjtë e ndezur, tha Eitches. Por djegia e drunjve në oxhak lëshon tym, të cilin më pas do ta thithni dhe do ta depozitonit në mushkëri “, tha ai. Shumë qirinj kanë fije metalike, të cilat avullohen së bashku me tymin dhe shkaktojnë dëme në mushkëri.

2.Bëni ushtrime

Ushtrimi mund të përmirësojë aftësinë e frymëmarrjes. Kur një person është i ulur, qeset e mushkërive nuk kanë ajër të mjaftueshëm. Për të përmirësuar kapacitetin e qeskës së mushkërive, njerëzit duhet të “marrin frymë kundër rezistencës”.

Merrni frymë thellë me gojë, mbyllni buzët, pastaj nxirreni frymën përmes tyre sikur të frynit një tullumbace.

3.Ulja e grumbullimit të tepërt të mukusit

Sasia e tepërt e mukusit bllokon hundët. Por të marrësh frymë me gojë nuk shmang futjen e mikrobeve, baktereve dhe viruseve në organizmin tonë, funksion të cilin e bëjnë qimet në hundë që quhen cilia.

“Ne gjithashtu kemi mukozë në mushkëri. Njerëzit me astmë prodhojnë shumë mukus, të cilat mund t’i predispozojnë për bllokime dhe inflamacion në rrugët e frymëmarrjes,”- tha Steele.

Mund të ketë një lidhje midis dietës dhe formimit të mukusit. “Disa njerëz besojnë se ushqimet inflamatore si qumështi dhe gruri rrisin prodhimin e mukusit,”- tha Eitches. Por ushqimet pikante mund të hollojnë mukozën dhe t’ju lejojë të kolliteni. Njerëzit me astmë mund të përdorin pompat e tyre për të ulur inflamacionin, gjë që zvogëlon mukozën.

“Sa më i fortë shëndeti, aq më i fortë do të jetë trupi për të luftuar infeksionet”,- tha Eitches.

4.Kujdesi ndaj alergjive

Të shpenzosh më shumë kohë brenda shtëpisë gjatë pandemisë do të thotë që ne jemi gjithnjë e më të ekspozuar ndaj pluhurit të brendshëm. Dhe, duke qnë se tani është pranverë, ka polen kudo.

Të dyja mund të rrisin alergjitë dhe astmën, tha Eitches, dhe ne kemi nevojë për të marrë ajër të pastër.

“Kur jeni alergjik, keni  ënjtje të indit të brendshëm të hundës dhe prodhim të tepërt të mukusit”, shtoi ai. “Kur nuk jeni në gjendje të merrni frymë nga hunda, ju filloni merrni frymë me gojë. Mushkëritë duan ajër të ngrohtë, të pastër, – ajri që nuk mund të marrë nga goja.”

Shmangia e pluhurit përmes pastrimit dhe një filtri ajri, dhe kujdesi ndaj alergjive ndaj polenit me ilaçe, mund të ndihmojë që të mos fërkoni hundën sepse duart tuaja janë të papastra, rrezikoni të infektoheni nga virusi.

Nëse njerëzit praktikojnë këto teknika, ata mund të ta kalojnë më lehtë sëmundjen nëse infektohen me koronavirus, tha Eitches.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re