Infeksionet e rrugëve urinare janë infeksionet e dyta më te zakonshme pas atyre të rrugëve të frymëmarrjes. Eshtë vleresuar, se në SHBA rreth 8 deri ne 10 milion njerez cdo vit vuajnë nga infeksionet e rrugëve urinare. Shumica e pacientëve që vuajnë nga infeksionet urinare janë femra, shkruan .
Simptomat kryesore të një infeksioni urinar janë:

Urinim i shpeshte
Djegie urine dhe dhimbje gjate urinimit
Sasi te vogla urine, gjate urinimit
Urina eshte e turbullt ose me ngjyre te kuqerremte

Egzistojne disa metoda bimore per lehtesimin e infeksioneve te rrugeve urinare, por kuptohet qe baza eshte terapia medikamentoze.
Në to mund të përmendim:
1.Përdorimi i lëngut të boronices
Lengu i boronices ( Vacinnium oxycoccus) eshte perdorur me shume se prej 100 vjetesh si mjekim natyror per infeksionet urinare.  Ajo e ben urinen me acide dhe gjithashtu nga studimet shkencore te kryera , eshte verejtur se lendet vepruese te lengu i boronices te quajtura proantocianina , parandalojne bakteret te ngjiten te muret e traktit urinar. Ne nje studim te publikuar ne “Canadian Journal of Urology” me 2002, u krahasua veprimi i lengut te boronices, tabletave me ekstrakt boronice dhe tableta me doze placebo. Te dyja si lengu i boronices dhe tabletat me ekstrakt boronice ndihmuan ne lehtesimin e simptomave te infeksionit te traktit urinar. Nga te dyja, tabletat dolen qe ishin me te efektshme.
Gjate perdorimit, lengu i boronices duhet te perdoret i pa embelsuar.
2.Përdorimi i çajit të Uvae Ursi ( gjethe gerdeci)
Uva ursi apo gjethja e gerdecit eshte nje bime qe eshte perdorur prej vitesh per lehtesimin e simptomave te infeksioneve urinare.
Perberesi aktiv kryesor qe gjendet te kjo bime quhet arbutine, e cila mendohet se ka veti antiseptike.
Bima e uvae ursit eshte e pasur edhe me disa lende te quajtura tanine, qe kane veti astrigjente.
Duhet patur kujdes me kete bime per disa grupe te caktuara pacientesh. P.sh pacientet qe vuajne nga  melcia apo grate shtatzena nuk duhet ta perdorin.
Efekte anesore te bimes mund te permendim ngjyrosjen e urines me nje ngjyre jeshile te erret, nauze, zhurme ne vesh, dispepsi etj.
3.Përdorimi fierit të gurit
Bima permban tanine dhe acide organike. Ka veprim diuretik dhe perdoret tek te semuret qe vuajne nga sindroma e mbajtjes se vazhdueshme te urines dhe infeksionet urinare.
4.Përdorimi i mullages së bardhë ( Althea officnalis)
Bima permban me shumice mucilagje, pektina, amidon, sheqerna etj. Perdoret ne pezmatimet e rrugeve urinare dhe te zorreve.
5.Përdorimi i mustaqeve të misrit ( Zea mays)
Droga permban saponina, glukozide flavonike, esence , vaj yndyror, kripera te natriumit, vitamine K etj. Ajo nxit urinimin dhe eshte e efektshme ne cistitet kronike. Kohet e fundit eshte provuar se droga ndihmon ne therrmimin e gureve te veshkave qe perbehen nga fosfate, urate e karbonate. Por nuk eshte e efektshme ne guret oksalate.
Ne saj te ketyre vetive perdoret edhe si mjet diuretik , forcues, dhe kolagog ne te gjitha rastet e mbajtje se ujit ne organizem, ne semundjet e rrugeve urinare dhe si mjet i dobishem dhe i efektshem kunder obezitetit. Droga ka veti te shtoje sekretimin e temthit , si rrjedhoje rekomandohet ne semundjet e melcise se zeze. Perdoret me kujdes ne te semuret me probleme kardiake pasi kjo droge ngacmon muskulaturen e saj.
6.Përdorimi i bimës së bishtkalit ( equisetum arvensis)
Droga permban kryesisht acid salicilik rreth 70 %, saponina, ekuizetonine, acide organike , glukozide flavonike etj. Kjo droge ka veti te rrise sekretimin e urines dhe ka veprim antiseptik. Ndihmon ne formimin e leukociteve dhe si rrjedhoje ndihmon proceset natyrore ne sherimin e semundjeve ngjitese. Duke u nisur nga keto veti, kjo bime perdoret ne semundjet e veshkave dhe fshikezes urinare si dhe ne disa semundje kardiovaskulare qe lidhen me mbajtjen e ujit ne organizem. Pervec perdorimit te brendshem ajo perdoret edhe per veprim te jashtem ne forme banjash, kompresash ose gargarash.//
The post Si ta trajtojmë infeksionin urinar? appeared first on .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re