Simptomat janë shpesh të ngjashme, por nuk shërohen në mënyrë të njëjtë, prandaj është me rëndësi të dini se çka ju ka “gjetur”.
Rrjedhja e hundëve, kolla, rraskapitja… janë simptoma të tri sëmundjeve të ndryshme. Si të dimë cilën e kemi “fituar”?
Kur është fjala për alergjinë, teshtitjen pa ndërprerë, do të thotë që mund të teshtijmë edhe nga njëzet herë në vazhdimësi, gjë që te gripi dhe flama nuk ndodh.
Gjithashtu, irritimi i hundës dhe i syve është karakteristikë vetëm për alergjinë.
Nëse kolla dhe rrjedhja e hundëve shpesh përsëriten, atëherë patjetër shkoni te mjeku dhe gjeni shkaktarin e alergjisë suaj.
Gripi dhe flama nuk kthehen aq shpejt./telegrafi/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re