Nga ora 22.00 deri në 06.00 e gjithë Shqipëria është në karantinë. Por ata që kanë të domosdoshme lëvizjen brenda kësaj fashe orare duhet të aplikojnë në portalin e-albania për t’u pajisur me autorizim.

 

Aty mund të kërkojnë leje qytetarët për punë apo arsye të domosdoshme, por edhe bizneset për transportin e punonjësve e ofrimin e shërbimeve të tyre. Qytetarët duhet të identifikohen në portal, të klikojnë shërbimin “Leje për dalje”, më pas butonin “Përdor” dhe pastaj zgjidhet lloji i lejes që nevojitet.

 

Duhet të specifikohet nëse lëvizja do të kryhet në këmbë apo me makinë, të shkruhet saktë data si edhe arsyeja e lëvizjes. Sapo të klikoni “Dërgo”, do të merrni e-mailin dhe sms konfirmuese. Këto të fundit duhen ruajtur ose në të kundërt do të gjobiteni nga policia.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re