Problemet me stomakun bëhen shkak i shfaqjes së shumë sëmundjeve, të cilat mund të përparojnë shumë shpejt. Por, simptomat e tyre mund të ngatërrohen shpesh me kancerin e stomakut.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që të kontrolloheni tek mjeku në mënyrë që të kuptoni se nga çfarë vuani vërtetë.
Stomaku juaj është përgjegjës për tretjen e ushqimit dhe kanceri i stomakut ndodh kur qelizat normale, të shëndetshme brenda sistemit të sipërm të tretjes dalin jashtë kontrollit, duke formuar kështu një tumor.
Ky proces ndodh ngadalë, kështu që kanceri në stomak ka tendencën për t’u zhvilluar përgjatë viteve.Shenjat dhe simptomat e kancerit të stomakut mund të përfshijnë:
Oreks të dobëtHumbje pesheDhimbje barkuNdjenjë ngopje edhe kur hani pakUrthTë vjella me ose pa gjakEnjtje/fryrje barkuAnemi
Simptomat e kancerit të stomakut shpesh nuk evidentohen që në fillim, por pasi sëmundja ka avancuar dhe ka prekur edhe pjesë të tjera të trupit, shkruan shije.al. Ndërsa mbetet shumë i vështirë për t’u zbuluar, kanceri i stomakut mund të trajtohet përmes kimioterapisë, terapisë me rreze dhe kirurgjisë.
Ai karakterizohet nga një rritje e qelizave kancerogjene brenda stomakut, i quajtur edhe si kanceri gastrik. Ndërsa kanceri i stomakut është relativisht i rrallë, në krahasim me llojet e tjera të kancerit, një nga rreziqet më të mëdha mbetet vështirësia në diagnostikimin e tij.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re